Ambasadori britanik shpreh ngushëllime për vd*ekjen e Bajram Qerkinit: Kërkimi i tij ishte frymezues
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Bajram Qerkinaj. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ai shkroi se është thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jetë të Bacës Bajram, derisa shtoi se kërkimi i tij i palodhshëm ishte frymëzues. E, ndër të tjera potencoi se do të do të
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Bajram Qerkinaj.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ai shkroi se është thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jetë të Bacës Bajram, derisa shtoi se kërkimi i tij i palodhshëm ishte frymëzues.
E, ndër të tjera potencoi se do të do të vazhdojnë të punojnë për të gjetur të vërtetën, shkruan Klankosova.tv
“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Bacës Bajram Qerkinaj. Kërkimi i tij i palodhshëm për të vërtetën, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për mijëra familje që ende kanë të dashurit e tyre të pagjetur, ishte vërtet frymëzues. Marrëdhëniet në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bacës Bajram kanë qenë gjithmonë të forta, duke përfshirë edhe mbështetjen e drejtpërdrejt nga Madhëria e Tij Mbreti Charles III. Në emër të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe miqtë e Bacës Bajram, dhe të gjithë ata të cilët kanë pasur fatin të punojnë drejtpërdrejtë me të. Veprimtaria e tij do të vazhdojë, derisa ne do të vazhdojmë të punojmë për të gjetur të vërtetën”, shkroi Jonathan Hargreaves.
I’m deeply saddened to hear of the passing of Baca Bajram Qerkinaj. His tireless search for the truth for not only his own family, but also the thousands of families who still have loved ones missing, was truly inspirational.
13
— Jonathan Hargreaves (@jonhargreaves67) February 24, 2025