Ambasadori gjerman: Kuvendi po bllokohet nga taktikat penguese

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se qytetarët kosovarë meritojnë politikanë që prioritet e kanë Kosovën “mbi politikën partiake”. Ai thënë se nevojitet urgjentisht një bashkëpunim i mirëfilltë për të siguruar formimin dhe funksionimin e një qeverie të qëndrueshme. “Mbi dy muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës mbetet i bllokuar për shkak të

Ambasadori gjerman: Kuvendi po bllokohet nga taktikat penguese

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se qytetarët kosovarë meritojnë politikanë që prioritet e kanë Kosovën “mbi politikën partiake”.

Ai thënë se nevojitet urgjentisht një bashkëpunim i mirëfilltë për të siguruar formimin dhe funksionimin e një qeverie të qëndrueshme.

“Mbi dy muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës mbetet i bllokuar për shkak të taktikave penguese. Qytetarët meritojnë politikanë që prioritet e kanë Kosovën, mbi politikat partiake. Prandaj, e përsëris: Duhet urgjentisht një bashkëpunim i mirëfilltë për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe formimin e shpejtë të një qeverie të qëndrueshme”, ka shkruar ai në rrjetin social “Bluesky”.