Amber, Jozi dhe G Bani rikthehen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 me votat e publikut

Banorët Jozi Marku, G Bani dhe Amber, të cilët janë tre të përzgjedhurit nga televotimi për t’u kthyer në shtëpi. Pas një jave plot emocione dhe dilema, publiku vendosi që pikërisht këta tre ish-banorë të kishin një shans të dytë për të vijuar lojën. Gjesti kishte një rol kyç në këtë vendim, pasi ishte ai […]

Amber, Jozi dhe G Bani rikthehen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 me votat e publikut

Banorët Jozi Marku, G Bani dhe Amber, të cilët janë tre të përzgjedhurit nga televotimi për t’u kthyer në shtëpi.

Pas një jave plot emocione dhe dilema, publiku vendosi që pikërisht këta tre ish-banorë të kishin një shans të dytë për të vijuar lojën.

Gjesti kishte një rol kyç në këtë vendim, pasi ishte ai që zgjodhi shtatë ish-banorë për televotimin, nga ku më të votuarit u shpallën Jozi, G Bani dhe Amber.

Ky rikthim pritet të ndikojë ndjeshëm në dinamikën e shtëpisë, duke sjellë energji të reja dhe përplasje të mundshme me banorët aktualë.

Megjithatë, ata do të hyjnë në shtëpi me disa rregulla të reja: Nuk mund të ndajnë asnjë informacion nga jashtë me banorët dhe nëse fitojnë çmimin e madh, do të marrin vetëm gjysmën e tij, pra 50 mijë euro në vend të 100 mijë eurove.

Me këtë lëvizje të madhe, gara në Big Brother VIP Albania 4 bëhet edhe më e paparashikueshme.