Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani thuhet se është duke luajtur sezonin e fundit me Napolin, pasi në afatin kalimtar të verës mund të largohet nga klubi italian, përcjell albinfo.ch. Giovanni Scotto, gazetar nga mediumi Il Roma, ndau reflektimet e tij për momentin aktual të Napolit, për afatet e transferimeve dhe për perspektivat e […] The post Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli appeared first on Albinfo.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani thuhet se është duke luajtur sezonin e fundit me Napolin, pasi në afatin kalimtar të verës mund të largohet nga klubi italian, përcjell albinfo.ch.
Giovanni Scotto, gazetar nga mediumi Il Roma, ndau reflektimet e tij për momentin aktual të Napolit, për afatet e transferimeve dhe për perspektivat e ardhshme për disa lojtarë kyç
Tregu i transferimeve në largim ishte një tjetër temë e diskutuar, me Scotton që hipotezon largimin e Amir Rrahmani që në verën e ardhshme.
“Rrahmani mund t’i thotë lamtumirë Napolit që në afatin kalimtar të ardhshëm. Ai është 31 vjeç dhe ka marrë oferta nga disa klube. Është koha e duhur për ta shitur atë”, ka thënë fillimisht Scotto.
Në këtë kontekst, ai përmendi emrin e 19-vjeçarit të Fiorentinës, Pietro Comuzzo, i cili mund të vijë si zëvendësues i kapitenit të Kosovës.
“Comuzzo është praktikisht një lojtar i Napolit. Klubi pothuajse ka përfunduar marrëveshjen për një huazim dy vjeçar me vlerë 5 milionë me detyrim blerje të përcaktuar në 25 milionë. E enjtja mund të jetë vendimtare për transferimin e tij”, përfundoi gazetari italian.
The post Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli appeared first on Albinfo.