Andin Hoti flet për gjetjet mortore në Podujevë

Në muajin janar, gjatë varrimit të një bashkëfshatari, banorët e fshatit Obranqë të Podujevës hasën në një batanije në thellësi të tokës. Dyshimet dhe shqetësimet se në të mund të jenë të mbështjella kocka njerëzore, qytetarët i adresuan menjëherë tek institucionet. Për këtë rast janë në dijeni edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e

Andin Hoti flet për gjetjet mortore në Podujevë

Në muajin janar, gjatë varrimit të një bashkëfshatari, banorët e fshatit Obranqë të Podujevës hasën në një batanije në thellësi të tokës.

Dyshimet dhe shqetësimet se në të mund të jenë të mbështjella kocka njerëzore, qytetarët i adresuan menjëherë tek institucionet.

Për këtë rast janë në dijeni edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Andin Hoti.

Hoti për Indeksonlinen, tha se bazuar në informacionin që kanë pranuar nga qytetarët në fund të janarit 2025, ekipet kanë qenë në gërmim në varrezat e fshatit Obranqë, Podujevë.

“Siç jeni të njoftuar, bazuar në informacionin që kemi pranuar nga qytetarët në fund të janarit 2025, ekipet kanë qenë në gërmim në varrezat e fshatit Obranqë, Podujevë.

Me ç’rast kemi hasur në mbetje mortore që sipas vlerësimit paraprak të antropologove tanë, bëhet fjalë për person nga lista e personave të zhdukur.

Mostrat, pas vlerësimit ndërkaq të IML-së, do të dërgohen për perputhje me analizën e ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar të Personave të Zhdukur në Holandë, dhe vetëm pas identifikimit ne mund të dimë sigurt nëse vërtet bëhet fjalë për persona të zhdukur.

Një proces i tillë, fatkeqesisiht zgjatë një kohë dhe aktualisht nuk mund të dimë identitetin e viktimës”, tha Hoti.