Ankandi për Artin dhe Humanizmin në Cyrih: Një natë e solidaritetit dhe suksesit
Më 4 shkurt, në ambientet e Il Postino në Cyrih, organizata joqeveritare “CICAT” (Creative Information, Care and Artivism for Tomorroë) mblodhi bashkë artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra me rastin e Ditës Botërore së Kancerit. Në Ankandin për Artin dhe Humanizmin, artistë të shumtë kontribuuan në ndihmë të grave të prekura nga […] The post Ankandi për Artin dhe Humanizmin në Cyrih: Një natë e solidaritetit dhe suksesit appeared first on Albinfo.

Më 4 shkurt, në ambientet e Il Postino në Cyrih, organizata joqeveritare “CICAT” (Creative Information, Care and Artivism for Tomorroë) mblodhi bashkë artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra me rastin e Ditës Botërore së Kancerit. Në Ankandin për Artin dhe Humanizmin, artistë të shumtë kontribuuan në ndihmë të grave të prekura nga kanceri i gjirit.
Një atmosferë e mbushur me emocion dhe solidaritet
Në eventin që u moderua nga Kaltrina Ajeti, bashkëorganizatore dhe anëtare e bordit, dhe nga moderatori Resul Sinani, të ftuarit patën mundësinë të përjetojnë njëkohësisht artin dhe humanizmin që bashkohen për një kauyë fisnike.
Artistët që morën pjesë në këtë event ishin:nga Zvicra: Kaltrina Kastrati dhe Bedrije Hamiti, nga Kosova: Hatixhe Ibrahimi, Renea Begolli, Adrijana Binakaj dhe Dea Musliu, nga Shqipëria: Mario Dine, Gerald Çela, Fioralba Kryemadhi dhe Kliti Syla, nga Maqedonia e Veriut: Endrita Purellku, Shega Memeti dhe Drenusha Palloshi.
Nga pjesëmarrja e artistëve u shitën 16 piktura
„Një moment i veçantë i kësaj nate ishte bashkimi i dy piktorëve nga Zvicra në këtë nismë, një privilegj që e bëri eventin edhe më të rëndësishëm. Në total, 16 piktura nga artistët pjesëmarrës u shitën të gjitha, duke siguruar fonde të rëndësishme për mbështetjen e grave të prekura nga kanceri i gjirit“, thuhet në komunikatën e NGO CICAT, shkruan albinfo.ch.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, vlerësoi këtë nismë dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes për gratë që përballen me këtë sëmundje sfiduese. Po ashtu, mes të pranishmëve foli Ridvan Ademi, anëtar i bordit dhe bashkëorganizator i eventit, si dhe Drejtoresha Ekzekutive e NGO CICAT, Ermira Murati, e cila shprehu përkushtimin e organizatës për të vazhduar mbështetjen për këtë kauzë jetësore.
Ankandi për Artin dhe Humanizmin në Cyrih nuk ishte vetëm një aktivitet artistik, por një dëshmi e fuqisë së artit për të sjellë ndryshime të prekshme në jetën e njerëzve. Ky event tregoi se kur arti dhe humanizmi bashkohen, mund të krijohen iniciativa që mbështesin dhe fuqizojnë ata që kanë më shumë nevojë.
The post Ankandi për Artin dhe Humanizmin në Cyrih: Një natë e solidaritetit dhe suksesit appeared first on Albinfo.