Armëpushimi në Ukrainë/ Bisedë telefonike rreth 90 minuta mes Donald Trump dhe Vladimir Putin

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha NBC News se telefonata mes Presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin ka përfunduar. Telefonata zgjati rreth një orë e gjysmë, tha zyrtari, megjithëse nuk na është dhënë një kohë specifike. Media shtetërore ruse raportoi gjithashtu se telefonata ka përfunduar, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov. Donald [...]Read More...

Armëpushimi në Ukrainë/ Bisedë telefonike rreth 90 minuta mes Donald Trump dhe Vladimir Putin

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha NBC News se telefonata mes Presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin ka përfunduar.

Telefonata zgjati rreth një orë e gjysmë, tha zyrtari, megjithëse nuk na është dhënë një kohë specifike.

Media shtetërore ruse raportoi gjithashtu se telefonata ka përfunduar, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.

Donald Trump një ditë më parë informoi mbarë botën se me Vladimir Putin do të diskutonte armëpushimin 30 ditor, fundin e luftës , çështjet territorial si dhe ndarjen e termocentraleve.

Ukraina e ka pranuar tashmë një plan të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një armëpushim 30 ditor dhe sipas asaj që ka deklaruar Washingtoni topi është në fushën e Rusisë./abcnews.al