Soli mbi 3 mijë persona me varka peshkimi në Europë, dënohet me 25 vite burg egjiptiani në Londër

Një shtetas Egjiptian i cili kishte kërkuar azil në Londër është dënuar me 25 vite burg nga një gjykatë britanike për rolin e tij si organizator i një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të qënieve njerëzore, pasi kishte sjell në Europë rreth 3,800 emigrantë me varka peshkimi nga Afrika e Veriut drejt Italisë. Shumica prej ketyre [...]Read More...

Soli mbi 3 mijë persona me varka peshkimi në Europë, dënohet me 25 vite burg egjiptiani në Londër

Një shtetas Egjiptian i cili kishte kërkuar azil në Londër është dënuar me 25 vite burg nga një gjykatë britanike për rolin e tij si organizator i një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të qënieve njerëzore, pasi kishte sjell në Europë rreth 3,800 emigrantë me varka peshkimi nga Afrika e Veriut drejt Italisë. Shumica prej ketyre emigranteve ishin transportuar me pas me gomone drejt Mbreterise se Bashkuar.

Ahmed Ebid, 42 vjeç, besohet të jetë personi i parë në Britani që dënohet për organizimin e kalimeve të paligjshme përmes Mesdheut. Ai kishte hyrë vetë në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë të vogël në vitin 2022, pasi kishte vuajtur një dënim pesëvjeçar në Itali për kontrabandë droge. Në Britani, ai kishte kërkuar azil, por nuk kishte marrë kurrë një përgjigje për kërkesën e tij.

Hetimet e zhvilluara nga Agjencia Kombëtare e Krimit zbuluan se Ebid kishte një rol drejtues në organizimin e rrjetit të trafikimit, duke korruptuar zyrtarë dhe urdhëruar kërcënime e dhunë ndaj emigrantëve. Në disa raste, ai kishte sugjeruar që migrantët që kapeshin me telefona të hidhnin në det për të shmangur ndjekjen nga autoritetet.

Gjykatësi Adam Hiddleston në Gjykatën e Southwark tha se Ebid “kishte shfrytëzuar në mënyrë të pamëshirshme individë të dëshpëruar” dhe e përshkroi operacionin si një “ndërmarrje tregtare të pastër dhe të thjeshtë”. Ai shtoi se “rreziku për humbje jete ishte i konsiderueshëm”, pasi anijet e përdorura ishin varka peshkimi të mbingarkuara, jo mjete të sigurta transporti.

Ebid u arrestua në vitin 2023 pasi shërbimet italiane të sigurisë gjurmuan përdorimin e telefonave satelitorë nga emigrantët që udhëtonin nga Libia në Evropë. Numrat e përdorur lidhnin telefonatat me një numër britanik, i cili u identifikua si i përket Ebid. Agjencia Kombëtare e Krimit më pas përgjoi banesën e tij dhe siguroi dëshmi të forta për përfshirjen e tij në trafikimin masiv ku u zbuluan edhe fitimet e tij prej miliona paundesh.

Pasi të përfundojë vuajtjen e dënimit, pritet që Ebid të deportohet nga Mbretëria e Bashkuar.