Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit/ Studentët marshojnë në protestë dhe përleshen me policinë

Protesta masive dhe përplasje me policinë shpërthyen sot në Stamboll pas arrestimit të kryetarit të bashkisë, Ekrem Imamoglu. Sipas raporteve të mediave të huaja, edhe pse autoritetet ndaluan marshimin, studentët e universiteteve të Stambollit dolën në rrugë për të kundërshtuar arrestimin dhe për të shprehur mbështetje për demokracinë. Policia tentoi të bllokonte grupin e studentëve, [...]Read More...

Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit/ Studentët marshojnë në protestë dhe përleshen me policinë

Protesta masive dhe përplasje me policinë shpërthyen sot në Stamboll pas arrestimit të kryetarit të bashkisë, Ekrem Imamoglu. Sipas raporteve të mediave të huaja, edhe pse autoritetet ndaluan marshimin, studentët e universiteteve të Stambollit dolën në rrugë për të kundërshtuar arrestimin dhe për të shprehur mbështetje për demokracinë. Policia tentoi të bllokonte grupin e studentëve, por ata arritën të thyenin bllokadën dhe vazhduan marshimin. Protestuesit brohoritën për të drejtat demokratike dhe kundërshtuan veprimet e autoriteteve.

Studentët u mblodhën fillimisht jashtë portës kryesore të universitetit, ku bënë thirrje për mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave të tyre, duke ftuar edhe të tjerë të bashkohen me protestën. Marshimi vazhdoi drejt bashkisë së qytetit në Saratchane, ndërkohë që studentë nga universitete të tjera të Stambollit iu bashkuan protestës. Policia turke u përpoq të ndalonte përparimin e protestuesve, duke i bllokuar para Shkollës Ekonomike, por tensionet nuk janë qetësuar dhe situata mbetet e nxehtë.

Protestuesit kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me demonstratat e tyre edhe në ditët në vijim.

/abcnews.al