Arrestohet një 26-vjeçar në Gjilan, iu gjetën mbi 10 kilogramë substancë narkotike

Një person me inicialet V.M., i moshës 26-vjeçare është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ishte përfshirë në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”. Sipas policisë gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike, e dyshuar

Arrestohet një 26-vjeçar në Gjilan, iu gjetën mbi 10 kilogramë substancë narkotike

Një person me inicialet V.M., i moshës 26-vjeçare është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ishte përfshirë në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Sipas policisë gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike, e dyshuar e llojit marihuanë, tri peshore elektronike dhe para me vlerë prej 1 mijë e 630 euro.

“Substancës së dyshuar narkotike iu është bërë testi fushor i cili ka rezultuar pozitiv dhe ka peshuar 10.488 kg. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe i njëjti ka sugjeruar që i dyshuari pas intervistimit të dërgohet në mbajte”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.