Meloni uron Ramën për fitoren: Forcojmë bashkëpunimin
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka uruar kretarin e PS-së në Shqipëri, Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Meloni shprehu angazhimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe mbështetjes për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Ajo theksoi se bashkëpunimi strategjik mes Italisë dhe Shqipërisë është […] The post Meloni uron Ramën për fitoren: Forcojmë bashkëpunimin appeared first on InfoShqip.com.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka uruar kretarin e PS-së në Shqipëri, Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Meloni shprehu angazhimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe mbështetjes për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Ajo theksoi se bashkëpunimi strategjik mes Italisë dhe Shqipërisë është thelluar më tej përmes nismave të përbashkëta, që janë rezultat i një dialogu konstruktiv.
“Do të doja t’i shprehja urimet e mia të sinqerta kryeministrit Edi Rama për riemërimin e tij si kreu i qeverisë shqiptare. Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe një dëshire të përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave globale me zgjidhje inovative. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë”, tha Meloni.
Këtij urimi i është përgjigjur edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se më e mira për të dy vendet do të vijë në të ardhmen.
The post Meloni uron Ramën për fitoren: Forcojmë bashkëpunimin appeared first on