Arrestohet një person, dyshohet për fotografim të fletëvotimit

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimet se e ka fotografuar fletën e votimit në një qendër votimi në Gjilan. Prokurori i Shtetit pas intervistimit ka urdhëruar që rasti i iniciuar si “cenim i fshehtësisë së votimit” të procedohet në procedurë të rregullt teksa bëhet e ditur se rasti po vazhdon të […] The post Arrestohet një person, dyshohet për fotografim të fletëvotimit appeared first on Albinfo.

Arrestohet një person, dyshohet për fotografim të fletëvotimit

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimet se e ka fotografuar fletën e votimit në një qendër votimi në Gjilan.

Prokurori i Shtetit pas intervistimit ka urdhëruar që rasti i iniciuar si “cenim i fshehtësisë së votimit” të procedohet në procedurë të rregullt teksa bëhet e ditur se rasti po vazhdon të hetohet.

“Më datë 09.02.2025 rreth orës 07:35, Policia e Kosovës është njoftuar se brenda një qendre votimi e cila gjendet në Gjilan, nga vëzhguesit e qendrës është vërejtur një votues ku dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit derisa ka qenë brenda kabinës së votimit. Konform obligimeve ligjore dhe autorizimeve zyrtare, zyrtarët e PK-së kanë arrestuar të dyshuarin brenda qendrës së votimit dhe i njëjti është shoqëruar nga hetuesit rajonal në lokalet e NJHP-së ku edhe është intervistuar  në prezencën e avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton albinfo.ch.

The post Arrestohet një person, dyshohet për fotografim të fletëvotimit appeared first on Albinfo.