Shefi i NATO-s uron Merz: Mezi pres të punojmë në këtë periudhë kritike për sigurinë e përbashkët

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte thotë se ai me padurim që të punojë me Friedrich Merz, duke shtuar se është “jetike” që Evropa të përparojë në shpenzimet e mbrojtjes. “Urime Friedrich Merz për fitoren e tij zgjedhore sot në Gjermani. Mezi pres të punoj me ju në këtë kohë kritike për sigurinë tonë [...]Read More...

Shefi i NATO-s uron Merz: Mezi pres të punojmë në këtë periudhë kritike për sigurinë e përbashkët

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte thotë se ai me padurim që të punojë me Friedrich Merz, duke shtuar se është “jetike” që Evropa të përparojë në shpenzimet e mbrojtjes.

“Urime Friedrich Merz për fitoren e tij zgjedhore sot në Gjermani. Mezi pres të punoj me ju në këtë kohë kritike për sigurinë tonë të përbashkët. Është e rëndësishme që Evropa të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes dhe udhëheqja juaj do të jetë kritike për këtë çështje ”, ka shkruar Rutte në një postim në “X”.

Congrats to @_FriedrichMerz on today’s election victory in
Looking forward to working with you in this crucial moment for our shared security. It’s vital that Europe step up on defence spending and your leadership will be key.

— Mark Rutte (@SecGenNATO) February 23, 2025

Më herët, kancelari i ardhshëm gjerman Friedrich Merz kritikoi ashpër administratën e Trump dhe i kërkoi Evropës të distancohej nga Uashingtoni. Ai tha se tani Europa duhet të zgjohet që t’i bëjë ballë valës së re të presionit amerikan, duke krijuar e forcuar strukturat e veta ushtarake, pasi siç tha ai, e ardhmja e NATO-s nuk është më e garantuar.
Merz kritikoi gjithashtu të besuarin e Trump dhe miliarderin e teknologjisë Elon Musk për ndërhyrjen në fushatën zgjedhore gjermane, duke thënë se “ndërhyrja nga Uashingtoni nuk ishte më pak drastike, dramatike dhe në fund jo më pak e pacipë, sesa ndërhyrja që kemi parë nga Moska”./abcnews.al