Arrestohet një person në lidhje me rastin e vde*kjes së puntorit në Veternik
Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është lënduar, ditën e djeshme si pasojë e shembjes së dheut, teksa po punonte në lagjen Veternik të Prishtinës. Policia ka dhënë detaje të reja, ku kanë njofuar se në lidhje me këtë rast është arrestuar një person. Pas intervistimit të të dyshuarit, ai është dërguar

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është lënduar, ditën e djeshme si pasojë e shembjes së dheut, teksa po punonte në lagjen Veternik të Prishtinës.
Policia ka dhënë detaje të reja, ku kanë njofuar se në lidhje me këtë rast është arrestuar një person.Pas intervistimit të të dyshuarit, ai është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
”Rr. Gjilani, Prishtinë / 05.04.2025 – 12:00. Është raportuar se gjatë punimeve te një objekt në ndërtim është shembur dheu dhe i ka nxënë dy persona meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe urgjenca të cilët kanë arritur që ti nxjerrin personat nga gropa ku ju është ofruar tretman mjekësor, mirëpo njëri nga personat nuk ka arritur që tu mbijetojë plagëve dhe nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e tij, ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshme. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin 24-orësh të policisë.