Vrasja e studentes shqiptare në Romë/ Prindërit e filipinezit ndalohen të dalin jashtë vendit

Policia Italiane sekuestroi këtë të dielë kompjuterin e Marm Samson, shtetasit filipinez që vrau Ilaria Sulën studenten shqiptare 22 vjeçare në Romë ndërkohë që iu ndaloi edhe prindërve të filipinezit që të largoheshin nga Italia pasi ata dyshohet se janë bashkëpunëtor në Krim. Hetuesit nuk besojnë se 23 vjecari ka arritur ti bëj të gjitha [...]Read More...

Vrasja e studentes shqiptare në Romë/ Prindërit e filipinezit ndalohen të dalin jashtë vendit

Policia Italiane sekuestroi këtë të dielë kompjuterin e Marm Samson, shtetasit filipinez që vrau Ilaria Sulën studenten shqiptare 22 vjeçare në Romë ndërkohë që iu ndaloi edhe prindërve të filipinezit që të largoheshin nga Italia pasi ata dyshohet se janë bashkëpunëtor në Krim.

Hetuesit nuk besojnë se 23 vjecari ka arritur ti bëj të gjitha vetë sa I përket pastrimit të shtëpisë dhe makinës me të cilën transportoi trupin e Ilarias të cilin e hodhi në një zone të pyllëzuar 40 kilometra pranë Romës. Ndalimi për prindërit e Filipinezit që të largohen nga Italia vjen edhe për shkak të dëshmisë kontradiktore të dy prindërve sa I përket faktit nëse ishin në shtëpi në momentin e krimit, pasi I ati ka thënë që ishte jashtë ndërsa nëna ka rrëfyer se ata ishin të gjithë në shtëpi.

Mediat Italiane shkruajnë se përpara se të vriste Iralian pasditen e 25 Marsit, ish I dashuri i saj Filipinez kishte shkuar në Shtëpinë e saj dhe kishte tentuar t’i merrte kompjuterin ndërkohë që ajo nuk ishte aty.
Sapo ka marrë vesh këtë detaj Ilaria Sula është drejtuar drejt shtëpisë së Filipinezit pasditen e 25 marsit për tu përballur me të, por e reja shqiptare nuk doli më e gjallë prej aty.

Prej një jave ish I dashuri filpinez kishte mbajtur celularin e saj ku iu shkruante miqve se ndodhej në Napoli, se po argëtohej dhe se kishte humbur trenin prandaj nuk ishte kthyer. Mark Samson ka rrëfyer se ishte bërë xheloz që Ilaria po fliste me një tjetër djalë edhe pse ata ishin ndarë. Personi identiteti I të cilit nuk është zbuluar nga mediat ka rrëfyer për autoritetet se ai nuk e kishte takuar kurrë 22 vjecarn shqiptare dhe se kishin shkëmbyer vetëm disa mesazhe. Ceremonia  e Varrimit të Ilaria Sulës do të mbahet këtë të hënë në Terni./abcnews.al