Presidenti i Kenias, i cili dje njohu Kosovën, në vitin 2019 kishte vizituar Prekazin

Ish-zyrtari i MPJD-së, Emir Abrashi, ka bërë me dije se njohja e Kosovës nga Kenia është rezultat i një pune të gjatë të ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli. Abrashi ka treguar se presidenti aktual i Kenias, William Ruto, në vitin 2019 e kishte vizituar Kosovën me ftesë të Pacollit. Në profilin e tij në “Facebook”

Presidenti i Kenias, i cili dje njohu Kosovën, në vitin 2019 kishte vizituar Prekazin

Ish-zyrtari i MPJD-së, Emir Abrashi, ka bërë me dije se njohja e Kosovës nga Kenia është rezultat i një pune të gjatë të ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Abrashi ka treguar se presidenti aktual i Kenias, William Ruto, në vitin 2019 e kishte vizituar Kosovën me ftesë të Pacollit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar disa fotografi ku Ruto gjatë vizitës në Kosovë kishte vizituar edhe kompleksin memorial “Adem Jashari”.

“Rrugetimin per njohjen nga Kenia e ka nisur Behgjet Pacolli qysh me heret. Ne vitin 2019, me ftese te aso kohe zevendeskryeministrit te pare dhe ministrit te Puneve te Jashtme Pacolli, ne Kosove pati qendruar per disa dite presidenti i tashem i Kenias – atehere zevendespresident – William Ruto, bashke me familjen e tij. Sjellja e njohjes dje nga ana e presidentit Pacolli ishte kurorezim i nje pune me shume mund, te nisur kohe me pare”, ka shkruar Abrashi