Arrestohet regjisori palestinez/ Fitoi OSCAR me dokumentarin për luftën e palestinezëve në Bregun Perëndimor
Regjisori palestinez i dokumentarit “No Other Land” që fitoi një cmim Oscar këtë vit është arrestuar nga ushtria izraelite pasi kolonët e maskuar Izraelitë sulmuan shtëpinë e tij në Bregun Perëndimor. Sipas pesë aktivistëve hebrenj amerikanë që dëshmuan sulmin, Hamdan Ballal, një nga katër regjisorët e dokumentarit qe deshmoi shkatërrimin e fshatrave në Bregun Perëndimor, [...]Read More...

Regjisori palestinez i dokumentarit “No Other Land” që fitoi një cmim Oscar këtë vit është arrestuar nga ushtria izraelite pasi kolonët e maskuar Izraelitë sulmuan shtëpinë e tij në Bregun Perëndimor.
Sipas pesë aktivistëve hebrenj amerikanë që dëshmuan sulmin, Hamdan Ballal, një nga katër regjisorët e dokumentarit qe deshmoi shkatërrimin e fshatrave në Bregun Perëndimor, u rrethua dhe u sulmua nga një grup prej rreth 15 kolonësh të armatosur në jug të Hebronit.
“Ata filluan të gjuanin gurë drejt palestinezëve dhe shkatërruan një rezervuar uji pranë shtëpisë së Hamdanit,” tha Joseph, një nga aktivistët nga Qendra për Jo-Dhunë Hebraike, i cili kërkoi të mos përdorej emri i tij i plotë për arsye sigurie.
Hamdan Ballal i cili ishte një nga 4 bashkëregjizorët e “Other Land” ishte rrahur brutalisht dhe ishte marrë me një ambulance sipas asaj që rrëfyen dëshmitarët, megjithatë Izraeli mohoi dicka të tillë.
Tel Avivi zyrtar pa përmendur emra tha se kishte arrestuar tre shtetas palestinez dhe një Izraelitë pasi dyshoheshin se kishin hedhur gurë ndaj focaeve të Sigurisë.
Dokumentari No Other Land i cili në bashkëregjizurë kishte edhe dy regjizor Izraelitë dhe që mori një çmim Oscar këtë vit tregon luftën e palestinezëve kundër ushtrisë izraelite për të mos I përzënë ato nga bregu Perëndimor dhe për të mos pasur spastrim etnik të palestinezëve.
Izraeli e ka pushtuar Bregun Perëndimor që nga viti 1967. Vendbanimet izraelite në territor konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, megjithëse Tel Avivi zyrtar e kundërshton diçka të tillë. Këto vendbanime janë zgjeruar përgjatë 55 viteve të fundint duke u bërë një shkak kryesor mbi dhunën dhe konfliktin sa i përket pretendimeve kontradiktore territorial. Që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas në vitin 2023, dhuna e kolonëve kundër civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor është rritur./abcnews.al