Australi, reshjet e dëborës bllokojnë automjetet dhe ndërpresin energjinë elektrike

Disa qytete në Australinë lindore janë përfshirë nga reshjet më të dendura të dëborës ndër dekada, ndërsa moti ekstrem goditi kontinentin gjatë fundjavës. “Moti i keq shkaktoi përmbytje, bllokim të automjeteve dhe ndërprerje të energjisë elektrike në mijëra banesa”, thanë autoritetet. “Moti pritet të përmirësohet sot, ndërsa ekspertët parashikojnë deri në 50 centimetra dëborë në [...]Read More...

Australi, reshjet e dëborës bllokojnë automjetet dhe ndërpresin energjinë elektrike

Disa qytete në Australinë lindore janë përfshirë nga reshjet më të dendura të dëborës ndër dekada, ndërsa moti ekstrem goditi kontinentin gjatë fundjavës.

“Moti i keq shkaktoi përmbytje, bllokim të automjeteve dhe ndërprerje të energjisë elektrike në mijëra banesa”, thanë autoritetet.

“Moti pritet të përmirësohet sot, ndërsa ekspertët parashikojnë deri në 50 centimetra dëborë në disa zona – dhe mbi 10 centimetra shi të priten në zona të tjera”, tha Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Uellsit të Ri Jugor.

Zonat në pjesët veriperëndimore të shtetit të Anglisë së Re regjistruan reshjet më të dendura të borës në 20 vitet e fundit”,raportoi kanali televiziv shtetëror ABC, ndërsa Queensland përjetoi reshjet e para të dëborës në një dekadë, sipas gazetës “Sydney Morning Herald”.