Austri: Ekspozitë e piktorit shqiptar Haxhi Fejzullahi

Në qendrën kulturore Gang-Galerie St. Josef në Voitsberg, rreth 28 piktura të Haxhi Fejzullahit janë ekspozuar nën organizimin dhe mbështetjen e gazetarit të njohur austriak, Franz Taucher. Në hapjen e ekspozitës, Taucher mbajti një fjalim ku shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen e shumtë të artdashësve dhe theksoi mesazhin kryesor të ekspozitës qw wshtw prezantimin e një […] The post Austri: Ekspozitë e piktorit shqiptar Haxhi Fejzullahi appeared first on Albinfo.

Austri: Ekspozitë e piktorit shqiptar Haxhi Fejzullahi

Në qendrën kulturore Gang-Galerie St. Josef në Voitsberg, rreth 28 piktura të Haxhi Fejzullahit janë ekspozuar nën organizimin dhe mbështetjen e gazetarit të njohur austriak, Franz Taucher.

Në hapjen e ekspozitës, Taucher mbajti një fjalim ku shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen e shumtë të artdashësve dhe theksoi mesazhin kryesor të ekspozitës qw wshtw prezantimin e një arti të bukur dhe një realiteti të ndryshëm nga rajoni i Weststeiermark-ut, përmes teknikës të veçantë të autorit Haxhi Fejzullahi, i cili përdor dhe qymyr për të shprehur kontributin kulturor dhe artistik të shqiptarëve, përcjell albinfo.ch.

“Jam shumë mirënjohës që Haxhi Fejzullahi është pjesë e komunitetit tonë,” u shpreh ai.

Ekspozita përfshin punime që pasqyrojnë jetën e autorit në vendlindjen e tij, Kosovën, si dhe përditshmërinë në Austri. Fejzullahi theksoi se ekspozita është një pasqyrim i jetës së mërgimtarëve, duke bashkuar motive dhe ngjyra që shpesh nuk janë të zakonshme në asnjë prej dy vendeve.

“Qëllimi i kësaj ekspozite është të paraqes jetën e një mërgimtari – që gjithmonë e ka vendlindjen në mendje – në përballje me përditshmërinë në mërgim. Kjo shprehet përmes një bashkëdyzimi të ngjyrave dhe motiveve, që shpesh nuk janë të zakonshme as në Kosovë, as në Austri,” është shprehur Fejzullahi.

Ekspozita u ndoq nga figura të shquara të politikës, artit dhe komunitetit, përcjell albinfo.ch.

The post Austri: Ekspozitë e piktorit shqiptar Haxhi Fejzullahi appeared first on Albinfo.