Austria uron Kosovën me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë

Presidenti austriak: Me Kosovën ndajmë qëndrime të ngjashme për shumë çështje The post Austria uron Kosovën me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë appeared first on Albinfo.

Austria uron Kosovën me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë

Mes shumë urimeve, edhe presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, e ka uruar presidenten Vjosa Osmani me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë, përcjell albinfo.at.

Presidenca ka njoftuar se në mesazhin e tij, presidenti austriak ka folur mbi lidhjet e forta mes dy vendeve.

“Në mesazhin e tij, Presidenti Van der Bellen ka theksuar lidhjet e forta që bashkojnë Austrinë dhe Kosovën, duke vënë në dukje se të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta evropiane dhe qëndrime të ngjashme mbi shumë çështje”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Va nder Bellen ka rikujtuar mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën dhe ka siguruar se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tej në rrugën evropiane të Kosovës.

The post Austria uron Kosovën me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë appeared first on Albinfo.