Shtëpia e Bardhë mbështet vendimin e Izraelit për të shtyrë lirimin e të burgosurve palestinezë

Shtëpia e Bardhë tha se mbështet vendimin e Izraelit për të shtyrë lirimin e 602 të burgosurve palestinezë të planifikuar për lirim në këmbim të gjashtë pengjeve izraelitë të dorëzuar të shtunën. Shtëpia e Bardhë deklaroi se ata i dhanë mbështetje Izraelit në dritën e “trajtimit barbar” të Hamasit ndaj pengjeve izraelite. “Duke pasur parasysh [...]Read More...

Shtëpia e Bardhë mbështet vendimin e Izraelit për të shtyrë lirimin e të burgosurve palestinezë

Shtëpia e Bardhë tha se mbështet vendimin e Izraelit për të shtyrë lirimin e 602 të burgosurve palestinezë të planifikuar për lirim në këmbim të gjashtë pengjeve izraelitë të dorëzuar të shtunën.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se ata i dhanë mbështetje Izraelit në dritën e “trajtimit barbar” të Hamasit ndaj pengjeve izraelite.

“Duke pasur parasysh trajtimin barbar të Hamasit ndaj pengjeve, duke përfshirë paradën e neveritshme të arkivoleve që përmbajnë trupat e fëmijëve të Bibas nëpër rrugët e Gazës, vendimi i Izraelit për të vonuar lirimin e të burgosurve është plotësisht i përshtatshëm”, tha Brian Hughes, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, në një deklaratë.

Ai shtoi se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është i gatshëm të mbështesë Izraelin në mënyrën që ai zgjedh të merret me Hamasin.

Autoritetet izraelite thanë të dielën se po vononin lirimin e 602 të burgosurve palestinezë në një shkëmbim me Hamasin derisa të merrnin garanci se “ceremonitë poshtëruese” që Hamasi mban gjatë dorëzimit të pengjeve do të ndalen./abcnews.al