Ish-kryeprokurori Hoxha për sul*min në ‘Ibër Lepenc’: Hetimet mund të zgjasin më shumë se 2 vite

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha në një prononcim për “Front Online” ka vlerësuar se rasti i sulmit në “Ibër Lepenc” do të marrë kohë për hetim. Sipas tij, kjo mund të zgjasë deri në 2 vite e gjysmë. “Ky rast ka qenë i rëndë dhe do të marrë kohë për hetim dhe

Ish-kryeprokurori Hoxha për sul*min në ‘Ibër Lepenc’: Hetimet mund të zgjasin më shumë se 2 vite


Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha në një prononcim për “Front Online” ka vlerësuar se rasti i sulmit në “Ibër Lepenc” do të marrë kohë për hetim.

Sipas tij, kjo mund të zgjasë deri në 2 vite e gjysmë.

“Ky rast ka qenë i rëndë dhe do të marrë kohë për hetim dhe varet nga rrethanat e rastit se si ka ndodhë personave të dyshuar etj. Hetimet në raste të tilla zgjasin deri 2 vjet e gjysmë, po varet se si do të shkojë ky rast”, deklaroi Hoxha.

Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha tregon se me përveç prokurorit të rastit, askush se ka mbikëqyrjen e këtyre rasteve të rënda.

“Prokurori i çështjes e dinë më së miri se si është duke shkuar rrjedha e hetimeve lidhur me sulmin në Ibër Lepenc, pasi që janë hap hetimet. Prokurori i ka nën mbikëqyrje ato dhe çdo veprim që ndërmerret me autorizimin të Prokurorit të çështjes askush se ka mbikëqyrjen e këtyre rasteve përveç prokurorit”, tha Hoxha.