Vd*es Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit serb në Kosovë
Ka vdekur Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit serb në Kosovë Lajmin e ka dhënë Belgzim Kamberi, aktivist i të drejtave të njeriut përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e qytetit në Dragodan në Prishtinë në ora 15:00. Në protestat

Ka vdekur Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit serb në Kosovë
Lajmin e ka dhënë Belgzim Kamberi, aktivist i të drejtave të njeriut përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e qytetit në Dragodan në Prishtinë në ora 15:00.
Në protestat paqësore të vitit 1990, Faik Rexhepi nga Presheva por me banim në Prishtinë, kishte dalë për të protestuar bashkë me shqiptarët tjerë të Kosovës.
Policia serbe kishte ndërhyrë brutalisht duke shpërndarë turmën, por Faik Rexhepi ishte ulur këmbëkryq në rrugë, në kohën kur policët e regjimit serb ndiqnin protestuesit e tjerë.
Skulptura “këmbëkryq” e simbolit rezistencës kundër regjimit serb Faik Rexhepit është vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.