Avokati Smakiqi: Kurti ka triumfuar karshi refuzimit për t’u paraqitur në Prokurori – drejtësia ka dështuar
Avokati Xhevdet Smakiqi ka folur pas ftesës së Prokurorisë Speciale drejtuar kryeministrit Albin Kurti për të dëshmuar në lidhje me rastin e rezervave shtetërore. Ai ka kritikuar veprimet e Prokurorisë dhe të gjyqtarit të procedurës paraprake, duke theksuar se ata kanë dështuar të zbatojnë nenin 132 të Kodit të Procedurës Penale. “Sa i përket rastit
Avokati Xhevdet Smakiqi ka folur pas ftesës së Prokurorisë Speciale drejtuar kryeministrit Albin Kurti për të dëshmuar në lidhje me rastin e rezervave shtetërore. Ai ka kritikuar veprimet e Prokurorisë dhe të gjyqtarit të procedurës paraprake, duke theksuar se ata kanë dështuar të zbatojnë nenin 132 të Kodit të Procedurës Penale.
“Sa i përket rastit refuzues të deputetit që tashmë është më i votuari në Kosovë, konsideroj se edhe Prokuroria Speciale por edhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë dështuar ta zbatojnë nenin 132 të Kodit të Procedurës Penale.”
Smakiqi ka vlerësuar se Kurti ka triumfuar ndaj refuzimit për t’u paraqitur me detyrim në Prokurorinë Speciale, duke e konsideruar këtë si një sfidë ndaj sistemit të drejtësisë.
“Mendoj se Kurti ka triumfuar karshi refuzimit që të paraqitet me detyrim në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar mbi çështjen penale që ka të bëjë me mbrojtjen e interesit publik e ku Kurti ka edhe nënshkrim në atë procedurë, e ka dijeni për të treguar të vërtetën dhe ka mundësi që të kualifikohet edhe si i dyshuar për këtë vepër penale.”
Ai ka shtuar se anarkia e Kurtit ka shembur gjithë sistemin politik dhe ligjor.
“Sistemi i drejtësisë është sfiduar nga Kurti. Anarkia e Kurtit e ka shembur gjithë sistemin politik dhe ligjor.” tha ai.