Edhe 49 bagazhe mbetën në Cyrih, përfshirë valixhen e trajnerit të Zvicrës

Valixhja e trajnerit të kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, nuk ishte i vetmi bagazh që mbeti në Cyrih gjatë udhëtimit drejt Turqisë, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportimeve, gjithsej 49 bagazhe nuk u ngarkuan në fluturimin nga Cyrihu për në Antalia të dielën, për shkak të mungesës së hapësirës në avion.
Në fluturim ndodheshin 161 pasagjerë, ndërsa mes bagazheve të mbetura ishte edhe valixhja e Yakin, i cili ndodhet në Belek së bashku me kombëtaren zvicerane për përgatitjet para ndeshjeve të ardhshme të Ligës së Kombeve.
Zvicra pritet të përballet me Maqedoninë e Veriut, Skocinë dhe Slloveninë në kuadër të ndeshjeve të saj të ardhshme.
Rasti i bagazheve ka shkaktuar vëmendje për shkak se fillimisht ishte raportuar se valixhja e Yakin kishte mbetur në aeroport, por më pas u bë e ditur se problemi kishte prekur edhe dhjetëra pasagjerë të tjerë.
Pavarësisht incidentit gjatë udhëtimit, kombëtarja zvicerane po vazhdon përgatitjet në Belek për sfidat e radhës. /Albinfo.ch
The post Edhe 49 bagazhe mbetën në Cyrih, përfshirë valixhen e trajnerit të Zvicrës appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



