Ky është kosovari që humbi jetën në aksidentin me mjet sportiv në Has të Shqipërisë

Ky është kosovari që humbi jetën në aksidentin me mjet sportiv në Has të Shqipërisë

Një aksident tragjik në livadhet e fshatit Domaj, në Has të Shqipërisë, i mori jetën 46-vjeçarit nga Kosova, Albert Qoqaj.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur përmes një njoftimi ngushëllues të publikuar nga faqja “Hasi Heroik”, ku familjes Qoqaj, të afërmve dhe miqve u janë shprehur ngushëllime.

Sipas raportimeve, Qoqaj humbi jetën aksidentalisht më 31 tetor, në një aksident me një mjet sportiv. Në të njëjtin aksident u plagos edhe vëllai i tij, Valon Qoqaj.

“Zoti e mëshiroftë të ndjerin dhe familjes i dhëntë forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të madhe”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Ndërkohë, familjarëve u janë drejtuar mesazhe ngushëllimi, ndërsa vëllait të të ndjerit i është uruar shërim i shpejtë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.