Banka Qendrore Evropiane ul normën e interesit/ Zbret ne 2.5 për qind, “zbeh” edhe vlerësimin për rritjen ekonomike

Banka Qendrore Evropiane ka ulur normat e interesit për të gjashtën herë në nëntë muaj, ndërsa kërkon të forcojë rritjen ekonomike të eurozonës. Ky vendim erdhi si një masë përballë sfidave ekonomike, duke përfshirë kërcënimet për tarifat e SHBA-së dhe planet për të rritur shpenzimet ushtarake evropiane që  mund të nxisin inflacionin. BQE uli normën [...]Read More...

Banka Qendrore Evropiane ul normën e interesit/ Zbret ne 2.5 për qind, “zbeh” edhe vlerësimin për rritjen ekonomike

Banka Qendrore Evropiane ka ulur normat e interesit për të gjashtën herë në nëntë muaj, ndërsa kërkon të forcojë rritjen ekonomike të eurozonës. Ky vendim erdhi si një masë përballë sfidave ekonomike, duke përfshirë kërcënimet për tarifat e SHBA-së dhe planet për të rritur shpenzimet ushtarake evropiane që  mund të nxisin inflacionin.

BQE uli normën e saj kryesore të interesit në 2.5% nga 2.75% dhe uli përsëri parashikimet e saj për rritjen ekonomike në eurozonë.

Presidentja e BQE-së Christine Lagarde tha pas vendimit se ai ishte një “rezultat i diskutimit thelbësor”, pa asnjë anëtar të Këshillit Drejtues që e kundërshtoi atë, megjithëse një guvernator i bankës qendrore abstenoi.

Politika monetare po bëhet dukshëm më pak kufizuese, pasi ulja e normave të interesit po e bën huamarrjen e re më pak të shtrenjtë për firmat dhe familjet dhe rritja e kredisë po forcohet në eurozone.

Me inflacionin duke iu afruar objektivit prej 2%, BQE tha se ulja e normave të interesit “po e bënte huamarrjen e re më të lirë për firmat dhe familjet”.

Por pavarësisht kësaj vlerësimet e Bankës Qendrore mbeten pesimiste ndërsa shkurtoi parashikimin e saj për rritjen e eurozonës, duke e vendosur zgjerimin në 2025 në vetëm 0.9%, vetëm pak mbi ritmin 0.7% të regjistruar vitin e kaluar.

BQE-ja përballet me një sërë sfidash të ardhshme ndërsa përpiqet të arrijë inflacionin në objektivin e saj prej 2%.

Ekonomia e eurozonës mund të vuajë nëse administrata Trump vazhdon me planet për të vendosur “tarifa reciproke” për çdo vend që takson importet amerikane. Banka Qendrore Europiane  mund te ndaloje lehtësimin e politikës monetare gjatë muajve të  ardhshëm./abcnews.al