Baraliu: Mos të “ngulin këmbë” as Prokuroria e as Kurti

Analisti politik, Mazllum Baraliu, ka komentuar mos paraqitjen e Kryeministrit Kurti për të dëshmuar duke thënë se mes Kryeministrit dhe Prokurorisë, ka një marrëdhënie të tensionuar, ku shefi i Qeverisë pretendon se dëshmia mund të jepet jashtë Prokurorisë, ndërsa Prokuroria insistojnë që të bëhet atje. ‘’Si duket ka një marrëdhënie në mes të zyrës së

Baraliu: Mos të “ngulin këmbë” as Prokuroria e as Kurti


Analisti politik, Mazllum Baraliu, ka komentuar mos paraqitjen e Kryeministrit Kurti për të dëshmuar duke thënë se mes Kryeministrit dhe Prokurorisë, ka një marrëdhënie të tensionuar, ku shefi i Qeverisë pretendon se dëshmia mund të jepet jashtë Prokurorisë, ndërsa Prokuroria insistojnë që të bëhet atje.

‘’Si duket ka një marrëdhënie në mes të zyrës së kryeministrit dhe prokurorie përkatëse ku kryeministri pretendon  që dhënia e dëshmisë mund të bëhet jashtë prokurorisë dhe  kundërta prokuroria insiston që të bëhet aty’’, tha Baraliu për FrontOnline.

Baraliu mendon se as Kryeministri dhe as Prokurori nuk duhet të ngulnin këmbë, por të gjenin një zgjidhje për të realizuar qëllimin e procedurës penale, që është kryerja e hetimeve dhe sigurimi i dëshmive.

‘’ Unë mendoj që edhe prokurori edhe kryeministri  nuk do të duhej të ngulnin këmbë por të gjenin një modus sepse qëllimi i  procedurës penale është kryerja e hetimeve në këtë rast sigurimi i dëshmive ‘’, theksoi Baraliu.