Barcelona zyrtarizon transferin e parë të verës

Barcelona “blindon” portën me Joan Garcian Barcelona ka gjetur portierin e ri. Joan Garcia është zyrtarisht pjesë e skuadrës katalanase, pasi klubi është pajtuar të paguajë klauzolën e lirimit prej 25 milionë eurosh. Portieri i Espanyolit ka pranuar ofertën e Barçës dhe tashmë ka arritur marrëveshje për t’iu bashkuar skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick, […]

Barcelona zyrtarizon transferin e parë të verës

Barcelona “blindon” portën me Joan Garcian

Barcelona ka gjetur portierin e ri. Joan Garcia është zyrtarisht pjesë e skuadrës katalanase, pasi klubi është pajtuar të paguajë klauzolën e lirimit prej 25 milionë eurosh.

Portieri i Espanyolit ka pranuar ofertën e Barçës dhe tashmë ka arritur marrëveshje për t’iu bashkuar skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick, raportoi të mërkurën gazetari i njohur Fabrizio Romano.

24-vjeçari spanjoll do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me gjigantin katalanas.

Me ardhjen e Garcias, duket se është hapur rruga për largimin e gjermanit Marc-André ter Stegen, i cili ka qenë pjesë kyçe e skuadrës në vitet e fundit.