Bashkimi Europian kërkon zbatimin e shpejtë të planeve për armatimin

Bashkimi Evropian synon të rrisë ndjeshëm gjatë pesë viteve të ardhshme arsenalin e armatimeve. Në samitin e BE-së në Bruksel krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare ranë dakord të bëjnë gjithçka që është e mundur për të forcuar ndjeshëm aftësitë mbrojtëse të Evropës. Deri në vitin 2030 BE-ja planifikon investime deri në 800 miliardë euro [...]Read More...

Bashkimi Europian kërkon zbatimin e shpejtë të planeve për armatimin

Bashkimi Evropian synon të rrisë ndjeshëm gjatë pesë viteve të ardhshme arsenalin e armatimeve. Në samitin e BE-së në Bruksel krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare ranë dakord të bëjnë gjithçka që është e mundur për të forcuar ndjeshëm aftësitë mbrojtëse të Evropës.

Deri në vitin 2030 BE-ja planifikon investime deri në 800 miliardë euro për mbrojtjen. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dëshiron të krijojë ndër të tjera “një instrument të ri financiar evropian” që siguron kredi në një shumë të përgjithshme prej 150 miliardë eurosh.

Ka gjithashtu plane për të lehtësuar rregulloret dhe zbutur kërkesat ndaj industrisë së armëve.

Shkak i këtyre planeve është kërcënimi nga Rusia. Sipas Komisionit Evropian BE-ja duhet të përgatitet menjëherë për mundësinë e një lufte në shkallë të gjerë me Rusinë. Situata konsiderohet veçanërisht e rrezikshme për shkak të njoftimeve të bëra nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka deklaruar se superfuqia bërthamore SHBA nuk do të jetë më në dispozicion pa kushte si një garantuese e paqes në Evropë.