PDK-ja i bashkohet protestës në Prishtinë në mbrojtje të UÇK-së

Partia Demokratike e Kosovës po merr pjesë në protestën e thirrur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e cila pritet të nisë në orën 12:00.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, së bashku me deputetë të kësaj partie, i është bashkuar qytetarëve dhe pjesëmarrësve të protestës.
Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së me moton “Në mbrojtje të UÇK-së”, pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Në sheshin “Skënderbeu” tashmë janë mbledhur një numër i madh qytetarësh, ndërsa pjesëmarrësit po presin fillimin e protestës.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



