BE kërkon prova se Rusia ka ndaluar sulmet e saj në Ukrainë

Bashkimi Evropian ka reaguar me kujdes ndaj njoftimit të presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim të njëanshëm 30-orësh të Pashkëve në Ukrainë, duke thënë se Moska mund ta ndalojë menjëherë luftën nëse dëshiron. Gjithashtu, Britania i bëri thirrje Rusisë që të angazhohet për një armëpushim të plotë, shkruan Reuters. “Rusia ka një histori të të [...]Read More...

BE kërkon prova se Rusia ka ndaluar sulmet e saj në Ukrainë

Bashkimi Evropian ka reaguar me kujdes ndaj njoftimit të presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim të njëanshëm 30-orësh të Pashkëve në Ukrainë, duke thënë se Moska mund ta ndalojë menjëherë luftën nëse dëshiron.

Gjithashtu, Britania i bëri thirrje Rusisë që të angazhohet për një armëpushim të plotë, shkruan Reuters.

“Rusia ka një histori të të qenit agresor, kështu që së pari duhet të shohim një ndërprerje reale të agresionit dhe procedura të qarta për një armëpushim të qëndrueshëm”, tha Anitta Hipper, zëdhënësja kryesore e Komisionit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.

“Ukraina është angazhuar për një armëpushim të plotë. Ne i bëjmë thirrje Rusisë të bëjë të njëjtën gjë.”