BE: Kosova ta formojë sa më shpejt Qeverinë e re

Pas zhvillimit të fundit lidhur me seancat në Kuvendin e Kosovës, Bashkimi Evropian ka thënë se është thelbësore për Kosovën ta formojë sa më shpejt Qeverinë e re, pasi vendi ka ngecur në përpjekje për formimin e institucioneve të reja më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare, përcjell albinfo.ch. “Formimi i shpejtë i Qeverisë […] The post BE: Kosova ta formojë sa më shpejt Qeverinë e re appeared first on Albinfo.

BE: Kosova ta formojë sa më shpejt Qeverinë e re

Pas zhvillimit të fundit lidhur me seancat në Kuvendin e Kosovës, Bashkimi Evropian ka thënë se është thelbësore për Kosovën ta formojë sa më shpejt Qeverinë e re, pasi vendi ka ngecur në përpjekje për formimin e institucioneve të reja më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare, përcjell albinfo.ch.

“Formimi i shpejtë i Qeverisë është thelbësor për Kosovën për t’i çuar përpara reformat e rëndësishme në të gjithë sektorët, të cilat do ta përmirësojnë cilësinë dhe kushtet e jetës për popullin e Kosovës”, tha Zyra e BE-së në Prishtinë

BE-ja po i ndjek nga afër zhvillimet lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, dhe shpreson se ky proces do të përfundojë së shpejti.

The post BE: Kosova ta formojë sa më shpejt Qeverinë e re appeared first on Albinfo.