BE, ndihmë për Ukrainën/ Macron informon liderët për bisedën me Trump, para samitit të 6 marsit

Presidenti francez Emmanuel Macron informoi liderët e tjerë të bashkimit Europian përmes video konferencës për takimin e tij me Donald Trump. Presidenti i këshillit Europian Antonio Costa e cilësoi diskutimin si shumë të dobishëm, përpara samitit ku blloku do të vendosë për ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe masat për forcimin e mbrojtjes evropiane. Blloku aktualisht [...]Read More...

BE, ndihmë për Ukrainën/ Macron informon liderët për bisedën me Trump, para samitit të 6 marsit

Presidenti francez Emmanuel Macron informoi liderët e tjerë të bashkimit Europian përmes video konferencës për takimin e tij me Donald Trump.

Presidenti i këshillit Europian Antonio Costa e cilësoi diskutimin si shumë të dobishëm, përpara samitit ku blloku do të vendosë për ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe masat për forcimin e mbrojtjes evropiane.

Blloku aktualisht po punon për një fond të ri të përbashkët për të ofruar ndihmë ushtarake dhe jo vetëm ndaj Ukraines. Vlera e paketës se re do te mësohet me vone gjate muajit mars.

Macron u takua me Trump pasi Shtetet e Bashkuara përjashtuan Kievin dhe Europën nga bisedimet që mbajtën me Rusinë në Arabinë Saudite.

Prej atëherë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Brukselit kanë qenë të tensionuara.

Ndërkohë një vend tjetër që është ofruar për bisedimet e paqes është Turqia. . Ministri i jashtëm turk Hakan Fidan beri thirrje për konsensuse mes të gjitha palëve të përfshira. Kryediplomati turk tha gjithashtu se vendi i tij po punon se si te japë një kontribut në arritjen e një armëpushimit.

Zhvillimet vijnë në një kohë kur një marrëveshje për mineralet e rralla është në pritje për t’u nënshkruar nga Donald Trump dhe Volodymys Zelensky.

Megjithatë, sipas liderit ukrainas ajo nuk përfshinë garancitë e sigurisë, që Kievi i ka kërkuar prej kohësh. Edhe sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio tha se një marrëveshje përfundimtare nuk është arritur ende.

Një zyrtar i shtëpisë së bardhë madje e cilësoi vizitën e Zelensky në Uashington si të pakuptimtë, për sa kohë një marrëveshje ende nuk është arritur.

/ abcnews.al