Behrami pasi Kurti ra pre e mashtrimit: Nxori në sipërfaqe yrnekun e komunikimit diplomatik
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, e quajti “të pabesueshme” mënyrën se si kryeministri Albin Kurti komunikon me diplomatë ndërkombëtarë, pas mashtrimit që kreu i qeverisë se Kosovës ra pre e dy komedianëve rusë duke paramenduar se po flet me presidentin letonez, Edgars Rinkēvičs. Postimi: Tragjikomedi! Fillimisht qesha, e kur e pashë përmbajtjen, me erdhi

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, e quajti “të pabesueshme” mënyrën se si kryeministri Albin Kurti komunikon me diplomatë ndërkombëtarë, pas mashtrimit që kreu i qeverisë se Kosovës ra pre e dy komedianëve rusë duke paramenduar se po flet me presidentin letonez, Edgars Rinkēvičs.
Postimi:Tragjikomedi! Fillimisht qesha, e kur e pashë përmbajtjen, me erdhi të qaj. E pabesueshme niveli me të cilin komunikon kryeministri Albin Kurti me diplomatë ndërkombëtarë!
Ajo çfarë u shpërfaq si mashtrim nxori në sipërfaqe yrnekun e komunikimit diplomatik të kryeministrit tonë, të cilin e aplikon me të gjithë përfaqësuesit shtetërorë.
Këta njerëz Kosovën përfundimisht e kanë vendosur në hartën e shteteve jo serioze!
Plot përfaqësues ndërkombëtarë na kanë thënë që diplomatët tallen me qëndrimet dhe komunikimin e Albin Kurtin.
Sot e mësuam nga dora e parë!
Ai gjithmonë e vendos interesin, inatin, egon e tij mbi interesin e Kosovës.
Por, inatet e traumat e tij asnjëherë nuk duhet të bëhen traumat e shtetit të Kosovës!
Çfarë naiviteti! Çfarë niveli! Çfarë mllefi! Çfarë urrejtje!