Behrami publikon fotografi me James Rubin-in: Me zëdhënësin e çlirimit dhe mikun e përbetuar të presidentit Thaçi

Kandidati për deputetë me numër 75 nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka publikuar një fotografi me James Rubin-in. Behrami e ka vlerësuar lartë figurën e Rubin-it, duke thënë se pa njerëz sikurse ai projektimi i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës do ishte i pamundur. POSTIMI I PLOTË: Me zëdhënësin e çlirimit, negociatorin e paqes

Behrami publikon fotografi me James Rubin-in: Me zëdhënësin e çlirimit dhe mikun e përbetuar të presidentit Thaçi

Kandidati për deputetë me numër 75 nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka publikuar një fotografi me James Rubin-in.

Behrami e ka vlerësuar lartë figurën e Rubin-it, duke thënë se pa njerëz sikurse ai projektimi i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës do ishte i pamundur. POSTIMI I PLOTË: Me zëdhënësin e çlirimit, negociatorin e paqes, mikun tim, mikun e Kosovës dhe mikun e përbetuar të presidentit Hashim Thaçi.

James Rubin, bashkë me elitat e arta të Amerikës, nuk ngritën vetëm zërin kundër masakrave, spastrimit etnik dhe gjenocidit në Kosovë, por ngritën edhe aeroplanët për t’i dhënë fund aparteidit në zemër të Evropës. Projekti i lirisë dhe i pavarësisë, pa njerëz si Rubinim do të ishte i pamundur. Mirëmëngjesi! Dihet a! #PDK 131
#BedriHamza 1
#ArtanBehrami 75