Bekim Sali në Nju Jork takohet me kryeministrin kroat Plenković

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, zhvilloi takim bilateral me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
“Kroacia është një mik dhe partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona mbështeten në dialog të vazhdueshëm, mirëkuptim dhe interes të përbashkët për një rajon të qëndrueshëm e të lidhur më mirë”, deklaroi Sali.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin bilateral dhe zhvillimet në rajon, ndërsa Sali vlerësoi angazhimin për t’i dhënë bashkëpunimit mes dy vendeve përmbajtje konkrete.
The post Bekim Sali në Nju Jork takohet me kryeministrin kroat Plenković appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



