Belgjikë, megaoperacion kundër një organizate shqiptare, 200 policë në terren
Një operacion i madh ka nisur mëngjesin e djeshëm në lokacione të ndryshme në Belgjikë. Duket se në qendër të këtyre kërkimeve është një organizatë kriminale shqiptare, përcjell albimfo.ch. Bëhet fjalë për trafikantë droge të specializuar në prodhimin dhe shitjen e marijuanës, por edhe në logjistikën e tregut të kokainës me shumicë. Dje në mëngjes, […] The post Belgjikë, megaoperacion kundër një organizate shqiptare, 200 policë në terren appeared first on Albinfo.

Një operacion i madh ka nisur mëngjesin e djeshëm në lokacione të ndryshme në Belgjikë. Duket se në qendër të këtyre kërkimeve është një organizatë kriminale shqiptare, përcjell albimfo.ch.
Bëhet fjalë për trafikantë droge të specializuar në prodhimin dhe shitjen e marijuanës, por edhe në logjistikën e tregut të kokainës me shumicë.
Dje në mëngjes, rreth 200 policë kryen kontrolle në Molenbeek dhe Anderlecht në rajonin e Brukselit. Dhe më pas policia kreu gjithashtu kontrolle në provincën e Hainaut. Pra, ishte një operacion i gjerë kundër trafikut të drogës që u krye.
Prokuroria publike e Brukselit, e ngarkuar me hetimin, do të shpallë rezultatet e këtij operacioni në orët në vijim. Ky hetim ka nisur disa muaj më parë.
The post Belgjikë, megaoperacion kundër një organizate shqiptare, 200 policë në terren appeared first on Albinfo.