Benita Zena mund të jetë pjesë e Big Brother VIP Albania? Ajo lë gjithçka të hapur

Benita Zena mund të jetë pjesë e Big Brother VIP Albania? Ajo lë gjithçka të hapur

Benita Zena mund të jetë pjesë e Big Brother VIP Albania? Ajo lë gjithçka të hapur

Benita Zena, ish-banorja e edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, ka qenë e ftuar në emisionin “Top Albania Radio”, ku ka folur për eksperiencën e saj në reality show dhe planet për të ardhmen.

Gjatë intervistës, ajo u pyet nëse do të pranonte një ftesë për t’u bërë pjesë e edicionit të ri të Big Brother VIP Albania. Benita nuk e ka përjashtuar këtë mundësi, duke lënë gjithçka të hapur:

“‘Pjo! Nuk e di, më pëlqen formati që krijojnë në ig-un e Shqipërisë, kështu që nuk i dihet asnjëherë. Prej Benitës ka gjithmonë surpriza, presim”

Gjatë bisedës, ish-banorja e BBVK ka reflektuar edhe mbi gabimet e saj gjatë qëndrimit në shtëpinë e reality show, duke zbuluar se çfarë do të bënte ndryshe nëse do t’i jepej një mundësi e dytë:

“Ndoshta nuk do t’u kisha dhënë shumë vlerë njerëzve që nuk e kanë merituar dhe nuk do t’u kisha dhënë dashurinë time të sinqertë, qoftë vajzë apo djalë. Kjo më ka harxhuar brenda, duke dhënë dashuri e respekt, e në fund më është kthyer me gurë.”

Për një eventual hyrje në Big Brother VIP Albania, Benita Zena premton spektakël:

“Nëse do të isha pjesë, do të shihnit një tjetër Benitë. Mendoj se do të hyja si një Bugatti përnjëmend!”

Një tjetër temë e diskutuar ishte edhe strategjia e romancave brenda shtëpisë, një taktikë e përdorur shpesh nga banorët për të fituar fansa. E pyetur nëse do të pranonte të krijonte një lidhje dashurie apo një marrëdhënie thjesht për lojë, Benita u shpreh e dyzuar:

“Tani përderisa aty brenda është lojë dhe e konsideroj lojë, nuk po e di, ndoshta po, ndoshta jo, varet si do të ndihesha për momentin.”

Në fund, ajo bëri një kritikë për mënyrën se si perceptohet ky format në trojet tona. Sipas saj, Big Brother nuk është vendi për të shitur moral, por për të treguar aftësitë si lojtar:

“Këtu tek ne ia kanë ndërruar konotacionin fjalës Reality Show. Hynë më shumë për të treguar djalin e mirë, vajzën e mirë apo edukatën. Mendoj që Big Brother nuk është formati i duhur për të treguar më të mirën tënde. Është për të treguar lojë, çfarë lojtare je. Duhet të luash, por në të njëjtën kohë të tregosh edhe anën tënde pas lojës, të dyja menjëherë.”

Me pak fjalë

Benita Zena nuk e përjashton mundësinë e një hyrjeje në edicionin e ri të Big Brother VIP Albania, duke lënë gjithçka të hapur. Ajo ka reflektuar mbi gabimet e saj në BBVK dhe ka premtuar spektakël nëse do të ishte pjesë e këtij reality show. Gjithashtu, ka kritikuar perceptimin e gabuar të këtij formati në vendin tonë.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.