Beqa i PDK-së: Kurti do të intervistohet, nuk ka ku me ikë
Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, për FrontOnline ka komentuar kërkesën e PRSK-së bërë pranë Gjykatës Themelore që Albin Kurti, të paraqitet në këtë Prokurori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Ai thotë se PSRK po e kryen punën e saj dhe se kryeministri i vendit, Albin Kurti

Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, për FrontOnline ka komentuar kërkesën e PRSK-së bërë pranë Gjykatës Themelore që Albin Kurti, të paraqitet në këtë Prokurori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Ai thotë se PSRK po e kryen punën e saj dhe se kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka detyrë të përgjigjet dhe ai beson se do ta bëjë një gjë të tillë.
”Prokuroria e kryen punën e saj. Kryeministri e ka detyrim të përgjigjet dhe besoj se përgjigjet, në fund organet e shtetit duhet me vepru sipas kodit dhe procedurës penale’’ thotë ai.
Sipas Beqës, Kurti do të përgjigjet dhe do të jep intervistën sepse nuk ka rrugë të dytë.
‘’Kurti do të jep intervistën, nuk ka rrugë të dytë, nuk ka ku me ikë. Jo vetëm ai por secili qytetarë, sepse Prokuria është e shtetit’’ deklaroi ai.