Berisha: Kurti e mbajti Vuçiqin në pushtet, opozita duhet ta formojë qeverinë vetë
Zafir Berisha, nga NISMA Socialdemokrate, ka theksuar se opozita duhet të formojë një qeveri të përkohshme, duke shtuar se nuk ka ndonjë bazë të fortë për koalicion pas përplasjeve dhe deklaratave të ndryshme. Ai ka shprehur shqetësimin se, nëse ndonjë parti opozitare bëhet pjesë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, atëherë do të pajtohet me një

Zafir Berisha, nga NISMA Socialdemokrate, ka theksuar se opozita duhet të formojë një qeveri të përkohshme, duke shtuar se nuk ka ndonjë bazë të fortë për koalicion pas përplasjeve dhe deklaratave të ndryshme.
Ai ka shprehur shqetësimin se, nëse ndonjë parti opozitare bëhet pjesë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, atëherë do të pajtohet me një qeverisje të keqe.
“Unë po shpresoj që opozita do ta bëjnë një qeveri, kushtimisht po e them të përkohshme, sepse nuk mendoj që ka në bazë të deklaratave dhe përplasjeve”, ka thënë Berisha në Debat Plus.
Ai ka kritikuar gjithashtu veprimet e kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se, ai e ka mbajtur presidentin serb, Aleksander Vuçiq në pushtet, po ashtu edhe Vuçiqi sipas tij, e ka mbajtur Kurtin në pushtet.
“Ndërsa, kjo që ka dalë i pari në zgjedhje në zgjedhje është karta e nacionalizimit, ku lidhet gjithmonë me Vuçiqin edhe Serbinë. Aq sa Albini e ka mbajt Vuçiqin në pushtet, aq e ka mbajtur Vuçiqi Kurtin në pushtet, ky është mendimi im”, ka deklaruar ai.
“Jua merr mendja që dikush i opozitës është i interesuar që Vuçiqin ta mbajë në pushtet dhe t’i ndihmojë atij? Këto janë dokrra dhe manipulime që i bëhen një kategorie të qytetarëve, që për fat të keq mendimin kritik e kanë të kufizuar”, ka deklaruar tutje Berisha.