“Bernabeu” mes lotësh i jep lamtumirën Ancelottit, Modriqit e Vazquezit
Real Madridi e ka mposhtur Sociedadin me rezultat 2:0 në “Santiago Bernabeu”. Kjo ndeshje ishte e veçantë për legjendën e klubit madrilen, Luka Modriq, i cili përfundoi aventurën e tij në Madrid pas 13 vitesh. Po ashtu, kjo ishte ndeshja e fundit edhe për trajnerin Carlo Ancelottin dhe Lucas Vazquezin, ku të tre që u […]

Real Madridi e ka mposhtur Sociedadin me rezultat 2:0 në “Santiago Bernabeu”.
Kjo ndeshje ishte e veçantë për legjendën e klubit madrilen, Luka Modriq, i cili përfundoi aventurën e tij në Madrid pas 13 vitesh.
Po ashtu, kjo ishte ndeshja e fundit edhe për trajnerin Carlo Ancelottin dhe Lucas Vazquezin, ku të tre që u larguan, shpërthyen në lot pas vërshëllimes së fundit të gjyqtarit.
“Bernabeu” e falënderoi në mënyrë speciale Ancelottin, Modriqin dhe Vazquezin për kontributin e dhënë në Madrid.
Pas ndeshjes, Modriqi iu drejtua tifozëve duke iu thënë “mos qani sepse mbaroi, por qeshni sepse ndodhi”.
Real Madridi nuk arriti që këtë sezon të fitoj trofe, pasi u eliminuan në të gjitha garat kurse në La Liga përfunduan në vendin e dytë, pas Barcelonës.