Bërnabiq: Është tërhequr nga agjenda kërkesa e Kosovës për status special në Këshill të Evropës

Është tërhequr nga agjenda e Komitetit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, aplikacioni i Kosovës për status të mysafirit special në Këshill të Evropës, ka thënë të mërkurën kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Bërnabiq, përcjell albinfo.ch. Kërkesa e Kosovës ishte paraparë në agjendën e takimit të së mërkurës (5 mars), por […] The post Bërnabiq: Është tërhequr nga agjenda kërkesa e Kosovës për status special në Këshill të Evropës appeared first on Albinfo.

Bërnabiq: Është tërhequr nga agjenda kërkesa e Kosovës për status special në Këshill të Evropës

Është tërhequr nga agjenda e Komitetit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, aplikacioni i Kosovës për status të mysafirit special në Këshill të Evropës, ka thënë të mërkurën kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Bërnabiq, përcjell albinfo.ch.

Kërkesa e Kosovës ishte paraparë në agjendën e takimit të së mërkurës (5 mars), por u tërhoq në nisje të seancës.

Në Serbi e kanë cilësuar “lajm të jashtëzakonshëm”. Kryeparlamentarja Ana Bërnabiq ka thënë se tërheqja e kërkesës së Kosovës për këtë status “është fitore e rëndësishme”.

Mysafiri special ka kompetenca të kufizuara, sipas rregullores së Asamblesë Parlamentare. Mysafiri special mund të ulet në Asamblenë Parlamentare, por nuk ka të drejtë vote. Kanë të drejtë të mbajnë fjalim me leje të presidentit të Asamblesë.

Kosova i ishte afruar anëtarësimit në Këshill të Evropës vitin e shkuar, por aplikacioni u bllokua pas kërkesës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

KOHA është duke provuar të kontaktojë me delegacionin e Kosovës që janë aktualisht në Paris. Posa të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.

The post Bërnabiq: Është tërhequr nga agjenda kërkesa e Kosovës për status special në Këshill të Evropës appeared first on Albinfo.