“Shqipëria, mikpritëse për amerikanët”/ CNBC: Po e zgjedhin për pushime dhe për të jetuar

Shqipëria konsiderohet një vend mikpritës për shtetasit amerikan.Në një artikull të televizionit amerikan CNBC vendi ynë renditet  midis 5 destinacioneve europiane më të mira për qytetarët amerikan jo vetëm për të kaluar pushime por edhe për të jetuar. CNBC e ka renditur Shqipërinë krahass vendeve si  Spanja, Portugalia, Franca dhe Holanda. Ky vlerësim është realizuar [...]Read More...

“Shqipëria, mikpritëse për amerikanët”/ CNBC: Po e zgjedhin për pushime dhe për të jetuar

Shqipëria konsiderohet një vend mikpritës për shtetasit amerikan.Në një artikull të televizionit amerikan CNBC vendi ynë renditet  midis 5 destinacioneve europiane më të mira për qytetarët amerikan jo vetëm për të kaluar pushime por edhe për të jetuar.

CNBC e ka renditur Shqipërinë krahass vendeve si  Spanja, Portugalia, Franca dhe Holanda.

Ky vlerësim është realizuar në bazë të disa kritereve duke nisur nga vizat e përshtatshme për të udhëtuar, kosto e ulët  jetesës,natyre fantastike  dhe një klimë sociale e hapur. Shumë amerikanë kërkojnë vende ku cilësia e jetës nuk do të thotë stres financiar.Në artikull thuhet se  Shqipëria u lejon mbajtësve të pasaportave amerikane të qëndrojnë deri në një vit pa vizë. Me hyrje të lehtë dhe një kosto të ulët jetese, vendi ynë konsiderohet  perfekt për punëtorët në distancë që kujdesen për buxhetin.

Ndërsa shumë amerikanë kanë zgjedhur të jetojnë tashmë  në vendin e Shqiponjave kryesisht në kryeqytetin e vendit, Tiranë, ku komuniteti i emigrantëve është i fortë dhe anglishtja flitet gjerësisht.Në shkrim nuk lihet mënjanë edhe bukuria fantastike e bregdetit në jug të vendit pasi sipas medias amerikane vija bregdetare e saj përgjatë Detit Jon ka disa nga plazhet dhe peizazhet më të bukura në të gjithë Evropën.

Ndërkohë që shumë amerikanë e përdorin Shqipërinë edhe si nëj destinacion momental për të qëndruar për një periudhë një deri në katër vite përpara se të shkojnë në destinacionin e tyre të radhës.

Është e vërtetë që të çrrënjosësh jetën tënde  dhe të vendosesh në një tjetër shtet është një vendim i madh, por ka shumë vende që janë mikpritëse për amerikanët. Me pak përpjekje për të mësuar gjuhën dhe për të respektuar kulturën, mund ta gjesh rrugën tënde.

Prania e komuniteteve të huaja dhe njohja e gjuhës angleze ndihmojnë në një integrim më të lehtë. Këta faktorë i bëjnë këto destinacione ideale për ata shtetas amerikanë që duan të nisin  një jetë të re jashtë SHBA./abcnews.al