“Besa” që e çoi Ardon Jasharin te Milan: Tradita shqiptare që bindi gjigantin italian

Saga e transferimit të Ardon Jasharit te AC Milan mund të jetë zvarritur, por në fund gjithçka përfundoi ashtu siç ishte premtuar. Pavarësisht interesit të madh nga klube të tjera dhe disa pengesave gjatë negociatave, mesfushori shqiptar vendosi të respektojë fjalën që kishte dhënë: t’i bashkohej Rossonerëve. Sipas “Gazzetta dello Sport”, një nga arsyet kryesore […]

“Besa” që e çoi Ardon Jasharin te Milan: Tradita shqiptare që bindi gjigantin italian

Saga e transferimit të Ardon Jasharit te AC Milan mund të jetë zvarritur, por në fund gjithçka përfundoi ashtu siç ishte premtuar. Pavarësisht interesit të madh nga klube të tjera dhe disa pengesave gjatë negociatave, mesfushori shqiptar vendosi të respektojë fjalën që kishte dhënë: t’i bashkohej Rossonerëve.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, një nga arsyet kryesore pse Milani qëndroi i qetë gjatë gjithë procesit ishte një element i rrallë në futbollin modern: besa shqiptare, trnsmeton ORAinfo.

Ky term, i rrënjosur thellë në kulturën shqiptare, përfaqëson një premtim të pathyeshëm – një angazhim moral që nuk thyhet, pasi ndryshe do të sillte turp për individin dhe familjen e tij. Sipas mediave italiane, pikërisht kjo “besa” ishte garancia e Milanit për të mos hequr dorë nga Jashari, edhe kur situata bëhej e paqartë.

Në intervistën e tij të parë si lojtar i Milanit, vetë Jashari e konfirmoi: kishte dhënë fjalën, dhe për të kjo kishte peshë të madhe.

Në një kohë kur shumica e transferimeve ndikohen nga interesat financiare apo oferta më të mëdha, kjo histori sjell në vëmendje një vlerë të rrallë: ndeshmërinë dhe fuqinë e fjalës së dhënë. /ORAinfo/