Besforti la Kosovën për Suedinë

Besfort Zeneli shihej dikur si e ardhme e Kombëtares A të Kosovës, mirëpo, mesfushori kosovar ishte larguar papritmas nga Kombëtarja U-21 e Kosovës pas vetëm gjashtë ndeshjesh të zhvilluara, përcjell albinfo.ch. Vëllai i vogël i Arbër Zenelit i kishte prishur punët keq me vendin e prindërve të tij duke insistuar se nuk do të luante […] The post Besforti la Kosovën për Suedinë appeared first on Albinfo.

Besforti la Kosovën për Suedinë

Besfort Zeneli shihej dikur si e ardhme e Kombëtares A të Kosovës, mirëpo, mesfushori kosovar ishte larguar papritmas nga Kombëtarja U-21 e Kosovës pas vetëm gjashtë ndeshjesh të zhvilluara, përcjell albinfo.ch.

Vëllai i vogël i Arbër Zenelit i kishte prishur punët keq me vendin e prindërve të tij duke insistuar se nuk do të luante më kurrë për Kosovën.

Në ndërkohë, futbollisti i Elfsborgut po e priste një ftesë nga Suedia, e cila i arriti tek dje.

Trajneri Jon Dahl Tomasson e përfshiu 22 vjeçarin në listën e të ftuarve për miqësoret e marsit.

E natyrisht, përpos Besfortit, kësaj ftese nga suedezët iu gëzua edhe vëllai i tij, Arbër Zeneli, i cili luajti një kohë të gjatë për Kombëtaren e Kosovës.

“Koha për të shkëlqyer, Besfort Zeneli”, shkroi Arbri në Instagram.

Edhe Arbër Zeneli së fundmi i ka ftohur raportet me drejtuesit e FFK-së dhe të Kombëtares së Kosovës, mbi të gjitha pasi atij iu mor numri 10, i cili tash i takon Edon Zhegrovës.

The post Besforti la Kosovën për Suedinë appeared first on Albinfo.