Biden, pak muaj jetë? Ish-mjeku presidencial i Obama dhe Trump akuzon doktorin e Biden
Joe Biden mund ti kenë mbetur nga 12 deri në 18 muaj jetë pasi u njoftua se ish presidenti është prekur nga kanceri i Prostatës me metastazë në Kocka. Kjo ishte ajo cfarë deklaroi ish mjeku I Shtëpisë së Bardhë Ronny Jacson I cili u kujdes për Barack Obamën apo edhe presidentin aktual Donald Trump [...]Read More...

Joe Biden mund ti kenë mbetur nga 12 deri në 18 muaj jetë pasi u njoftua se ish presidenti është prekur nga kanceri i Prostatës me metastazë në Kocka. Kjo ishte ajo cfarë deklaroi ish mjeku I Shtëpisë së Bardhë Ronny Jacson I cili u kujdes për Barack Obamën apo edhe presidentin aktual Donald Trump përgjatë mandatit të tij presidencial.
“Shpresojmë të jetë më gjatë se kaq, dhe shpresoj që ata të jenë në gjendje ta trajtojnë në mënyrë efektive. Ne të gjithë duam që ai të jetojë shumë, shumë vite të tjera, por kanceri është është shumë i avancuar,” tha Jackson në një intervistë për Washington Free Beacon.
Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë që tashmë është një Kongresmen Konservator i Linjës së ashpër nuk nguroi të thoshte se ekziston një probabilitet që Joe Biden dhe familja e tij ta dinin që ish presidenti ishte prekur nga Kanceri I Prostatës, por ato vendosën që thjesht të mos ia thonin popullit amerikan. Diçka e tillë është përfolur gjerësisht në mediat amerikane përgjatë kësaj jave për shkak se zyra e Shtypit të Ish Presidentit tha se ai është prekur nga një formë aggressive e kancerit.
Ronny Jackson ish mjeku I Shtëpisë së Bardhë shpjegoi përgjatë intervistës së tij se ai nuk ishte një mjek onkolog dhe se parashikimi I tij se Joe Biden mund të kishte nga 12 deri në 18 muaj jetë kishte ardhur pas diskutimet që kishte pasur me kolegë të fushës.
Jackson nuk nguroi që të thumbonte as mjekun e Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë Kevin O’Connor për të cilin tha se ose ka gënjyer popullin Amerikan ose ka qenë tërësisht I paaftë që nuk ka arritur të zbulojë diagnozën e ish presidentit përgjatë kohës së tij në detyrë.
Ne njoftimin e dhënë këtë të dielë nga Zyra e Shtypit të ish presidentit Amerikan thuhej se familja e 82 vjecarit do të vendosë mbi trajtimin që do të marrë ish kreu I Shtëpisë së Bardhë Joe Biden.