Bie ndjeshëm koha e pritjeve në pikat kufitare

Koha e pritjeve nëpër pikat kufitare të Kosovës ka rënë ndjeshëm. Kështu është bërë e ditur nga të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Përderisa te Dheu i Bardhë pritej deri në 2 orë, tanimë me përditësimin e ri të të dhënave, bëhet e ditur se pritjet vijojnë në 40 minuta. Njëjtë ka ndodhur

Bie ndjeshëm koha e pritjeve në pikat kufitare

Koha e pritjeve nëpër pikat kufitare të Kosovës ka rënë ndjeshëm.

Kështu është bërë e ditur nga të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Përderisa te Dheu i Bardhë pritej deri në 2 orë, tanimë me përditësimin e ri të të dhënave, bëhet e ditur se pritjet vijojnë në 40 minuta.

Njëjtë ka ndodhur edhe në Merdarë, ku tani pritjet regjistrohen vetëm deri në gjysmë ore.