Bie qeveria në Holandë, lideri i së djathtës ekstreme tërhiqet nga koalicioni

Lideri holandez i të djathtës ekstreme, Geert Wilders, e ka tërhequr partinë e tij nga koalicioni qeverisës katërpartiak i vendit për shkak të një debati mbi politikën e imigracionit dhe azilit, duke sinjalizuar fundin e afërt të qeverisë 11-mujore të Holandës. Wilders, partia e të cilit përfundoi e para në zgjedhjet parlamentare në fund të [...]Read More...

Bie qeveria në Holandë, lideri i së djathtës ekstreme tërhiqet nga koalicioni

Lideri holandez i të djathtës ekstreme, Geert Wilders, e ka tërhequr partinë e tij nga koalicioni qeverisës katërpartiak i vendit për shkak të një debati mbi politikën e imigracionit dhe azilit, duke sinjalizuar fundin e afërt të qeverisë 11-mujore të Holandës.

Wilders, partia e të cilit përfundoi e para në zgjedhjet parlamentare në fund të vitit 2023 , tha të martën se e kishte informuar kryeministrin, Dick Schoof, se të gjithë ministrat e PVV do të largoheshin nga qeveria, shkruan The Guardian.

Lideri i ekstremit të djathtë kishte njoftuar më parë në mediat sociale pas një takimi të shkurtër të katër liderëve të partive në aleancë – të cilët u betuan vetëm korrikun e kaluar – se meqenëse nuk kishte pasur “asnjë miratim për planet tona të azilit”, PVV po “largohej nga koalicioni”.

Plani i Wilders përfshinte mbylljen e kufijve për azilkërkuesit, ndalimin e bashkimit familjar për refugjatët e njohur, mbylljen e qendrave të azilit, forcimin e kontrolleve kufitare dhe dëbimin e shtetasve me nënshtetësi të dyfishtë që janë dënuar për vepra penale.

Megjithatë, një numër ekspertësh politikë dhe ligjorë e cilësuan këtë plan si të pazbatueshëm dhe të paligjshëm, ndërsa disa vlerësuan se Wilders e kishte krijuar vetë krizën me qëllim rrëzimin e qeverisë dhe organizimin e zgjedhjeve të reja./abcnews.al