Biografia e ish-kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern pritet të publikohet në qershor
Një biografi e ish-kryeministres së Zelandës së Re Jacinda Ardern pritet të publikohet në qershor 2025 , duke dokumentuar periudhën kur politikania drejtoi vendin e saj. Ish-kryeministrja e Zelandës së Re ka bërë të ditur se libri i titulluar ‘Një lloj tjetër pushteti’ është një libër ‘thellësisht personal’. Ardern shpreson se biografia e saj do [...]Read More...

Një biografi e ish-kryeministres së Zelandës së Re Jacinda Ardern pritet të publikohet në qershor 2025 , duke dokumentuar periudhën kur politikania drejtoi vendin e saj.
Ish-kryeministrja e Zelandës së Re ka bërë të ditur se libri i titulluar ‘Një lloj tjetër pushteti’ është një libër ‘thellësisht personal’.
Ardern shpreson se biografia e saj do të frymëzojë ata që aspirojnë të bëhen udhëheqës. “Për këdo që e ka pyetur veten ndonjëherë, unë me të vërtetë shpresoj se ka diçka në libër për ta”, tha ajo.
“Kam shkruar për gjëra që nuk i kam ndarë më parë, por jam përpjekur gjithashtu të kap se si është të drejtosh, veçanërisht kur papritur e gjen veten në atë pozicion,” vazhdoi Ardern, duke iu referuar zgjedhjes në krye të laburistëve në 2017., vetëm gjashtë javë para zgjedhjeve, kur partia e saj pritej të humbiste./abcnews.al